Aktorit suedez i refuzohet roli në reklamën e IKEA-s për shkak të ngjyrës

Aktorit suedez i refuzohet roli në reklamën e IKEA-s për shkak të ngjyrës

Një aktor suedez shprehu zemërimin e tij në publik pasi u refuzua për një reklamë të IKEA-s, të destinuar për tregun grek.

Në nëntor, IKEA kontaktoi një agjenci reklamash per një aktor suedez që do të xhironte një reklamë për shitjet e të premtes së zezë në Greqi.

Fernando, një komedian me ngjyrë që jeton në Stokholm, regjistroi një video dhe aplikoi për rolin, por një ditë më pas mori një email nga kompania e reklamave me bazë në Londër. “Nuk mund të jetë një aktor i zi për tregun grek. Na vjen keq”, ishte përgjigjja.  

Sipas aktorit, një ditë më pas, agjencia iu përgjigj ankesës së tij, duke i shpjeguar se bëhej fjalë për një gabim njerëzor dhe emaili ishte shkruar nga një punonjës i stresuar.

Tashmë, agjencia e reklamave është nën “shiun” e kritikave për gjuhën e përdorur, por edhe vetë aktori për denoncimin që mund t’i ketë kushtuar dikujt vendin e punës.

“Kjo është diçka më e madhe se unë. Nuk e bëj për vete. Jam i lodhur me këtë gjë. Edhe kolegët e mi janë të lodhur nga gjëra të tilla”, thotë aktori. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy