Gjoba për të "pabindurit", policia ndëshkon 627 qytetarë dhe dy biznese

Gjoba për të "pabindurit", policia ndëshkon 627 qytetarë dhe dy biznese

Policia e Shtetit ka gjobitur 627 qytetarë dhe 2 biznese të cilët nuk kanë respektuar rregullat anti-covid për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet se është vendosur masa administrative për 627 qytetarë të cilët nuk kanë mbajtur maskat në ambiente të hapura dhe të mbyllura me një gjobë prej 3000 lekësh.

Si pasojë e kontrolleve të bëra nga policia gjatë 24 orëve të fundit mësohet janë gjobitur edhe dy lokale të cilët nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë anti-covid.

Janë shoqëruar gjithashtu në komisariat 10 qytetarë të cilët kanë refuzuar të tregojnë mjetin e identifikimit.

Forcat e policisë po vijojnë operacionin e tyre për për të monitoruar respektimin e masave anti-covid krahas detyrave të tjera për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e grupeve kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy