Papa: Ballkani i Hapur, projekt antishqiptar. Rama, vasal i Vuçiç

Papa: Ballkani i Hapur, projekt antishqiptar. Rama, vasal i Vuçiç

Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Robert Papa tha se me nismën Ballkani i Hapur, kryeministri Rama po tregon vasalitetin e partisë së tij ndaj pasuesve të Jugosllavisë së dikurshme. Të mërkurën, në Ohër mbahet samiti i radhës i “Ballkanit i Hapur”, një nismë që sipas Papës është tërësisht antishqiptare.

Asgjë, vazhdon butaforia e diçkaje që është në dëm të shqiptarëve, krijimi i Jugosllavisë së re. Është një ide e Soros, duhet t’i jepet fund kësaj nisme antishqiptare.

Nuk është hera e parë që ndodhin këto. Kanë ndodhur pas 45-46, kur Jugosllavia vodhi miliona. Çuditërisht vazhdon PS në të njëjtën rrugë dhe Rama është i gatshëm t’i shkojë pas këtij vasaliteti. Duket sa qesharak është nëse marrim parasysh deklaratën e Lavrov që tha se Open Ballkan është projekt i Moskës. Është veprim në dëm të interesave shqiptare. Krimet serbe kanë qenë skajore ndaj një pjese të shqiptarëve, Vuçiç ka qenë në krah të Millosheviçit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy