Gazetari Mariglen Kume e sheh të pamundur përsëritjen e zgjedhjeve. Në studion e MCN Informacion, ai tha se edhe vetë PD nuk kishte shpresë se do t’i fitonte zgjedhjet.
Paguhesh edhe për të qenë i pavëmendshëm. Prandaj duhet edhe vetë analiza brenda PD. Komisionerët që çohen në këto detyra supozohet se janë njerëzit më të besuar të partisë. Nëse kjo ndodh edhe nga më të besuarit, i bie që e ke pasur humbjen nga brenda. Dukej qartë se është bërë me dijeninë e tyre. Nëse është përdorur duhet të ndërhyjë edhe organi i hetimit. Nuk shkohet deri në fund. Duhen marrë kamerat, duhet marrë në pyetje personi. Ai djali mund të ketë qenë minoren.
Ne kemi një diferencë mbi 300 mijë vota të PS në raport me PD. Unë e shoh si mision të pamundur të ketë ripërsëritje të zgjedhjeve. Mbase me punën e PD, edhe këto janë fakte që bëjnë pis procesin zgjedhor. Mbase do të ketë kufizime për maxhorancën, do të ketë kushtëzime. Sa i përket procesit të rinumërimit të votave personale. Në Dibër ka përfunduar rinumërimi për Xhemal Gjunkshin, doli vërtet që kishte një marzh gabimi. Kandidatit Spahiu i kishin dhënë 49 vota më shumë, Gjunkshit 17 më pak. Pra këto vota nuk e kaluan dot diferencën që kishin kandidatët. Pra duke pasur parasysh këtë, është shumë e vështirë të thyhen diferencat.
Në Durrës do të hapen vetëm 257 kuti. Shembulli i parë me Dibrën tregon se nuk përmbyset. Ka marzh gabimi. Në këto procese duhen bërë shembull individët. Bërë ndërgjegjësimi që nuk ka shef që të të shtyjë të shkelësh ligjin.
Edhe vetë në strukturat e PD-së nuk kishin shpresë se do t’i fitonin.



