Drejtori i CIA-s mbërrin në Tiranë, takohet me Nishanin

Drejtori i CIA-s mbërrin në Tiranë, takohet me Nishanin

Drejtori i CIA-s amerikane ka zhvilluar dje një vizitë të papritur në Tiranë. John Brennan është takuar me presidentin Bujar Nishani. Mediat amerikane e kanë pasqyruar këtë vizitë, e cila sipas tyre ka pasur për qëllim diskutimet për terrorizmin dhe çështje të tjera bilaterale dhe ndërkombëtare. Shtypi amerikan i referohet njoftimit të ambasadës në Shqipëri. 

 “Një deklaratë e ambasadës thotë se Brennan u takua me kreun e qeverisë Edi Rama, Presidentin Nishani, ministrin e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe zyrtarë të inteligjencës për të diskutuar mbi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit si dhe çështje të tjera”, shkruajnë mediat amerikane. 

Fox News dhe  Washington Post shkruajnë më tej se ShBA dhe Shqipëria kanë intensifikuar lidhjet e tyre kohë e fundit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe për të ndalar grupet rebele islamike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy