Plagoset me armë zjarri pak pas mesnate një shtetase e huaj në Tiranë, ende të paqarta rrethanat

Plagoset me armë zjarri pak pas mesnate një shtetase e huaj në Tiranë, ende të paqarta rrethanat

Një shtetase e huaj është plagosur pak pas mesnate në rrethana të paqarta në bulevardin "Zogu 1" në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 51-vjeçarja me inicialet A.K., dyshohet se është dëmtuar nga një armë zjarri me burim zjarri ende të paidentifikuar.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. E plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

 

Në njoftim thuhet:

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.  Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy