Shano: Tuneli i Llogarasë, fundi i Rrugës së Kombit! Berisha-Meta-Rama, tre feudalët e fundit në Shqipëri

Shano: Tuneli i Llogarasë, fundi i Rrugës së Kombit! Berisha-Meta-Rama, tre feudalët e fundit në Shqipëri

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano, është dakord për çdo para që hyn në Shqipëri, ndonëse thotë se është e rëndësishme mënyra se si krijohet pasuria.

Duke folur për Portin e Durrësit, në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se nuk janë gjëra që po na ndodhin ne për herë të parë, por se ajo që ka nevojë Shqipëria, është besimi te njeri-tjetri, për të cilin tha se është dëmtuar thellë.

Shano shtoi se nëse punojmë në një drejtim gjërat ndodhin më shpejt dhe japin më shumë rezultat, por se vendimmarrja për Portin e Durrësit nuk i ngjan asaj, madje ndau mendimin se paqartësia do e shoqërojë deri ditën e fundit.

Për tunelin e Llogarasë, për mua është fundi i Rrugës së Kombit, kompleton një logjikë të filluar nga Berisha që mbaron me tunelin e Llogarasë.

Vjen në një moment të vonuar se vitin që vjen kosovarëve do u hiqen vizat, çka do të shoqërohet me një rënie drastike të turistëve kosovarë në Shqipëri.

Sa më shumë të xhirojë një ekonomi, aq më shumë shëndet krijon. Suksesi i një biznesi është te përsëritja.

Sa më ekonomi e madhe të jesh, gjen oferta me hotele edhe 25 euro, se nuk do të mbyllë hotelin në mes të Europës, por mbulon vetëm koston e shërbimit.

Nuk dua të shuaj entuziazmin, se ne po i marrim turistë Greqisë... më gjejnë mua pak të habitur. Se ekonomisti shikon gjëra të tjera, ne me zor po arrijmë 62 mijë shtretër.

Sot që flasim, vetëm Kreta ka 200 mijë shtretër, hesapet bëjini vetë. Nuk mendoj se ne kemi arsye të pranojmë fatkeqësinë e turizmit sezonal.

Duhet t’i krijosh ofertë holandezit, që të vij, ne nuk e kemi një kulturë ende. Me politika, duhet punuar fortë dhe të krijohen skema nxitëse që ai njeriu në Llogara mos ta mbyllë dyqani në 3 shtator.

Ministritë për këtë punë i kemi, jo për të prerë shirita, pse turizmi ynë nuk është 9 muaj. Asgjë nuk na mungon.

Inflacioni do vazhdojë i lartë, shqiptarët do jenë përsëri në vështirësi për ta përballuar dhe 2023. Paketa e madhe e mbështetjes e Kryeministrit.

Ai i ka burimet se inflacioni prodhon më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, mua e ty më lë të afër. U rrit çmimi, qeveria mbledh 20%.

Çdo vepër madhore që vihet në punë, i shton ekonomisë, në vend të harxhojmë 10 mijë lekë për të kaluar Llogaranë, do shpenzojmë 1 mijë lekë.

Sa i takon zgjedhjeve lokale, Shano deklaroi se nuk pret çudira, pasi mazhoranca e sotme do e ketë të lehtë të rikonfirmojë veten, përballë opozitës që ka vendi.

Ai vijoi duke cilësuar si merak të tijin rinovimin e elitës politike.

E di që asgjë nuk ka për të ndodhur, se këtu s’ka politikë, këtu ka biznes. Elita politike shqiptare duhet rinovuar e tëra.

Së pari kam parasysh, Berishën, Metën dhe Ramën, këta të tre janë feudalët e fundit në Shqipëri.

Çdokush që do vijë pas tyre do ndërtojë një mënyrë tjetër të të bërit politikë, janë simetrik, përdorin të njëjtën skemë të asgjësimit të kundërshtarët.

Uroj që të tjerët që do vijnë më mbas ta kenë më kollaj, siç e patën ata në Kosovë, kur Rugovën e mori perëndia. Kemi një kulturë osmano-komuniste që i mbështet këto shtetas, kemi skemë vertikale.

Këta njerëz janë produkt i kësaj kulture, por me marrëveshjen e vitit 2008, kanë bllokuar çdo prurje të re, për të mos kërcënuar këtë skemë vertikale që kanë.

Rinisë shqiptare i kërkoj të refuzojë në kutinë e votimit. Elitat tona na mbajnë mbas se nuk ka gjë më të lehtë të qeverisësh me një popull të mësuar me kulturë vertikale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy