
Në kuadër të sezonit turistik, policia kufitare po kontrollon motorët e ujit dhe skafet. Sipas njoftimit janë bllokuar 17 mjete lundruese pa dokumente, përgjatë vijës bregdetare nga Shëngjini në Sarandë. Sakaq drejtuesit e policisë kanë bërë thirrje që motorët e ujit të tregojnë kujdes, në kufirin ndarës me pushuesit.



