Itali, shqiptari përleshet me policinë, një efektiv e bën për spital

Itali, shqiptari përleshet me policinë, një efektiv e bën për spital

Një 41-vjecar është ndalur nga policia Italiane, pasi ka sulmuar me shkelma dhe grushte policët të cilët e kishin ndaluar për inspektim. Ngjarja ka ndodhur në Via Bovio, dhe në pranga ka rënë shqiptari me inicialet Z. M., 41-vjeç, i cili prej kohësh qëndronte në Itali dhe ishte i pastrehë.

Policët kishin dalë në rrugë për një kontroll dhe në momentin që ata e kanë thirrur ai i ka kundërshtuar, duke u përpjekur për t’i mashtruar duke bërtitur.

Në këtë pikë, policia i ka kërkuar dokumente personale, dhe pas kësaj kërkese shqiptari ka sulmuar njërin prej agjentëve me grushte dhe shkelma. Por pas një përleshje efektivët kanë mundur që ta ndalojnë atë.

Ndaj tij rëndon akuza, për dhunë ndaj agjentëve për shkak të detyrës. Ndërsa mësohet se  njëri prej efektivëve është lenduar gjatë përleshjes dhe është dërguar për të marrë ndihmë në spital.

Por nga ana tjeter thuhet se këto veprime 41-vjecari i ka bërë dhe nën efektin e alkoolit. Ndërsa nesër pritet të merret dhe vendimi për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy