Hoxha: Sistemi i gjurmueshmërisë është nevojë e domosdoshme për të gjithë zinxhirët e furnizimit, informaliteti e dëmton

Hoxha: Sistemi i gjurmueshmërisë është nevojë e domosdoshme për të gjithë zinxhirët e furnizimit, informaliteti e dëmton

Luziana Hoxha, pedagoge deklaroi në studion e emisionit ‘MCN Economy” se sistemi i gjurmueshmërisë shihet si nevojë e domosdoshme për zinxhirë të ndryshëm të ushqimit, për t’i dhënë në fund konsumatorit një informacion të filtruar që do i shërbejë atij. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Hoxha tha se mungesa e informacionit dhe informaliteti e dëmton sistemin e gjurmueshmërisë. "Gjurmueshmëria është shumë komplekse, është nocion i ri, është pjesë e ligjit evropian të ushqimit dhe njëkohësisht ka dhe avancimet në vendit tonë. Shihet si nevojë e domosdoshme për të implementuar sistem të gjurmueshmërisë në zinxhirë të ndryshëm të furnizimit, jo vetëm të mishit, peshkut, vezëve, mishit të shpendëve, bulmetit, por edhe fruta perimeve, drithërave, pra tek çdo produkt që në fund shkon tek konsumatori. Është shumë kompleks, do bashkëpunimin e shumë aktorëve që nga ferma deri në tavolinë. Në të gjithë këtë ekosistem, të gjithë furnizuesit, transportuesit, paketuesit duhet të kontribuojnë me një informacion sistematik që mbahet për sistemin e gjurmueshmërisë . Që nga origjina e lëndëve të para, praktikat që mund të jenë ndjekur në fermë, për kultivimet, ose në rritjen e kafshëve, origjina e kafshëve, mirëqenia, antibiotikët. Gjithçka duhet dokumentuar nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë dhe pastaj ky informacion sipas hallkave të ndryshme, dhe aktorëve të ndryshëm mbart aq informacion sa nevojitet dhe tek konsumatori mund të shkojë një informacion i filtruar aq sa mund të kuptojë dhe vetë konsumatori. Të dhënat bazë, si vendi i origjinës, emërtesa e kafshëve, data e skadencës. Shqipëria është ende në fazën që jemi duke e krijuar sistemet që funksionojnë në UBU-të tona. Të kesh një sistem të gjurmueshmërisë do të thotë të kesh informacion sistematik dhe shumë të rregullt. Mungesa dhe informaliteti do ta dëmtonte sistemin e gjurmueshmërisë. Nuk mund ta bësh me fermerë të vegjël të sigurosh lëndë të para cilësore".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy