
Ina Kollçaku, e njohur fillimisht si konkurrente në një program që kërkonte dashurinë, më pas i është prezantuar ndjekësve si psikologe dhe shpesh ka dalë në mbrojtje të kauzave për të drejtat e grave, ishte e ftuara e radhës në “Bilardo në MCN”.
Duke diskutuar faktin se si qëndron gjendja me shoqërinë tonë, ajo pohoi se si shoqëri vazhdojmë të jemi patriarkalë dhe seksiste.
Patriarkialiteti më shqëtëson më shumë sepse e përfshin edhe atë tjetrën, por nuk mund të zgjedh sepse janë të dyja skandaloze. Ne i kemi të dyjat.
Kollçaku, u ndal te fakti se si cilësohet ngacmimi seksual dhe seksizmi në vend.
Nëse ti do të flasësh për parandjesi ose tablo qe ti plotëson, atëhërë po që është diskriminim.
Nëse do të flasim për një situatë qe realisht të bezdis, quhet ngacmim seksual, pavarësisht seksualitetit që ka personi. Ndërkohë ato që do të quheshin ekstremistët pastaj që mbrojmë kauzën.
Ne jemi të shqetësuar nga mendimet ndryshe. Gjithmonë do të ketë pro, kundër, polemika kundër-ide për cfardolloj gjëje.
Kështu që nuk e besoj se do të ketë ndonjë teme në këtë botë, që do të zhduket, ashtu siç nuk mund të zhduket dhuna, përdhunimet, ashtu siç mendoj se nuk do të zhduket kurrë as seksizmi as diskrimimini asnjëherë.



