
Me propozim të Ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako. Ky i fundit do të zëvendësohet nga Rebani Jaupi i cili do të mbajë këtë detyrë si i komanduar.



