
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima dhe 754 raste të reja të infektuara me Covid, ndërsa 3 mijë e 900 persona janë shëruar nga ky virus gjatë kësaj kohe.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës. Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408. Në total numri i rasteve aktive është 23.823.



