SHBA vendos tarifa të reja për anijet kineze në portet amerikane

SHBA vendos tarifa të reja për anijet kineze në portet amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin tarifa të reja për anijet e prodhimit kinez të cilat ankorohen në SHBA, në një lëvizje që kërcënon të prishë rrugët globale të transportit detar dhe të rrisë tensionet me Kinën.

Tarifat, sipas propozimit të hartuar nga administrata Trump, do të hyjnë në fuqi pas gjashtë muajsh.

Drupal Ad

Më konkretisht pronarëve ose operatorëve të anijeve të ndërtuara në Kinë do t’u kërkohet të paguajnë kosto të reja kur anijet e tyre të ankorohen në portet amerikane, një masë që do të hyjë në fuqi pas 180 ditësh, dhe shumat rriten në mënyrë progresive, njoftoi të enjten, Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së (USTR).

Masa ka të bëjë edhe me menaxherët kinezë të anijeve, pavarësisht nga vendi i tyre i ndërtimit.

Këto tarifa do të tarifohen për çdo vizitë në SHBA, deri në pesë herë për anije në vit .

USTR parashikon gjithashtu vendosjen e tarifave specifike për anijet që transportojnë automjete, të cilat gjithashtu do të hyjnë në fuqi në 180 ditë, dhe për ato që transportojnë gaz natyror të lëngshëm, por në këtë rast tarifat do të fillojnë pas tre vjetësh dhe do të rriten me faza për 22 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy