Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO.
Kujtojmë që biznesmeni Abule akuzohet nga SPAK për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt. Më herët ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkaq kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit, ndërsa akuzohet nga SPAK për disa vepra penale, nga korrupsioni, pastrami i parave dhe fshehja e pasurisë.



