Mars ndryshon mbështjellësen e çokollatës në mbështetje të mjedisit

Mars ndryshon mbështjellësen e çokollatës në mbështetje të mjedisit

Çokollatat Mars po marrin një pamje të re ndërsa provojnë një mbështjellëse letre më miqësore me mjedisin në vend të një paketimi plastik.

Prodhuesi i çokollatës tha se mbështjellësi i ri, i disponueshëm në dyqanet Tesco, ishte pjesë e eksplorimit për një të ardhme më të qëndrueshme.

Mars tha se synonte t’i bënte të gjitha paketimet e saj të riciklueshme dhe të ripërdorshme.

Richard Sutherland-Moore, ekspert i paketimit në Mars Wrigley UK, tha se firma po eksploronte ide të ndryshme ambalazhimi për të gjitha ëmbëlsirat e saj.

Ai tha se sfida ishte sigurimi i mbrojtjes së duhur “duke garantuar sigurinë ushqimore, cilësinë dhe integritetin e produktit për të parandaluar prishjen e ushqimit”.

Kompania tha se po investonte qindra milionë paund në qëllimin e saj për të reduktuar përdorimin e plastikës me një të tretën.

Adam Grant, menaxher i përgjithshëm në Mars Wrigley UK, deklaroi se ndryshimi i mbështjellësit të Mars ishte një hap i madh për të parë se si funksionon paketimi me bazë letre në jetën e përditshme.

Nga testi, ne do të nxjerrim njohuri për strategjinë tonë të qëndrueshme të paketimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy