Xhadat ishte në lagjen “Malasenj” të Cërrikut pasi banorët e saj kërkuan t’i bëjnë apel institucioneve për pastrimin e kanalit të ujërave të zeza që po ju përmbyt të mbjellat. Shqetësim mbetet dhe era e pakëndshme pranë banesave të tyre.
Problemi im është kanali i ujërave të zeza i cili është bllokuar. Kemi shkuar në bashki, ata të bashkisë nuk vijnë ta pastrojnë pasi thonë se e ka bordi i kullimit të Korçës
- shprehet Haliti banor i lagjes. Një tjetër banore shprehet se për pastrimin e kanalit deri tani kanë paguar vetë.
Por kanali i ujërave të zeza nuk është i vetmi problem i tyre, pasi edhe kanali kullues i rrugës ishte bllokuar për shkak të urave që banorët kanë ndërtuar aty. Kjo ka sjellë dhe përmbytjen e banesave nga ujërat.
Xhadat ju drejtua Bashkisë Cërrik ku takoi specialistin e ujitjes dhe kullimin z. Shkëlqim Banushi i cili u shpreh:
Kanali kullues ka nevojë për pastrim, por nuk është kanal i joni po është i rrugës. Ndërsa kanali poshtë është kanal kullues i fushës dhe është i joni.
Ai do të pastrohet po nuk ju jap dot një afat shpresojmë që brenda këtyre dy muajve.
Xhadat shkoi edhe tek Ujësjellës Kanalizime Elbasan për tu interesuar lidhur me problemin e këtyre banorëve. Aty takoi shefen e kabinetit të Ujësjellës Kanalizime Elbasan, e cila tha se nuk kishin informacion në lidhje me problemin e tyre.
Ajo tha gjithashtu se nuk kishin ndonjë projekt konkret.
Shoqëria do të bëjë përpjekje maksimale ër ta bërë këtë zonë me rrjet kanalizimi.



