Trajneria e fitnesit Elvana Ligu, 46 vjeçe tregon se si shkoi në palestër për të hequr stresin pas humbjes së të atit, por që gjithçka iu kthye në profesion, duke lënë edhe punën si ekonomiste.
Nga studio e “Zgjohu me MCN”, ajo tregon se si kthesa i ndodhi papritur, pasi shkoi fare pranë depresionit nga humbja e të atit me të cilin kishte lidhje shumë të ngushtë.
Ligu thotë se u rëndua emocionalisht dhe përjetonte shumë mllef, dhe se vetëm palestra e ndihmonte për të shkarkuar.
Unë kam qenë gjithmonë tip sportiv, shumë aktive, më pëlqen shumë të eci në këmbë, është një lloj terapie shumë e mirë ecja në këmbë. Ecja të ndihmon të shkarkosh energjitë e këqija.
Kam punuar 16 vite si ekonomiste, por nuk bën dot një karrierë shumë të gjatë në një kompani. Kam ndërruar 2-3 kompani, kanë qenë të kënaqshme, në drejtime të ndryshme. Një herë kam qenë në aviacion civil, pastaj në ndërtim.
Humba tim atë shumë papritur nga një ishemi cerebrale, unë në atë periudhë jetoja jashtë, kisha pak që nuk e shikoja, plus që kisha lidhje shumë të fortë me të. Tek im atë arrita në kufijtë e depresionit, nuk po e përpunoja dot.
Pas gjashtë muajsh të humbjes së tij, ime më mbeti vetëm dhe mbas gjashtë muajsh u ktheva në Shqipëri se nuk mund ta lija time më vetëm. Pati dhe ajo probleme me shëndetin. Mbas gjashtë muaj mu ndez një ditë, mendoj se ishin mesazhet e tim ati.
Diçka më tha që çohu dhe shko në palestër. Nuk po gjëja asgjë që të ndjehesha e qetë përveçse në palestër. Nuk kishte lidhje për ndryshim në pamjen time, se unë fizikisht kam qenë shumë mirë. ushqimin e mirë e kam pasur gjithmonë.
Gjendja emocionale më kapi me një lloj mllefi me gjithë botën, kisha një lloj mllefi dhe e vetmja mënyrë që e kam shfryrë ishte stërvitja dhe kur dilja nga aty, ishte sikur dilja nga një super terapi me psikolog.
Përjetoja shkarkim emocional fantastik dhe kur dilja nga aty isha totalisht relaks. Ngrija shumë pesha, por unë e kisha si nerv për ta shkarkuar. Fillova të studioja edhe për faktin se shikoja se instruktorët e palestrave nuk kishin shumë informacion.
Unë kam qenë duhanpirëse për shumë vite dhe e lashë kur humba tim atë, më erdhi si një dritë.



