Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, për ekstradimin e 53 personave në tetë muaj, deklaron se këta njerëz i kanë shpëtuar drejtësisë kur kanë qenë te arrestuar dhe kanë dalë me vendim gjykate, ku nga arrest me burg, kanë dalë në arrest shtëpie.
Të gjithë këta që sot ekstradohen, kanë qenë ndaluar nga autoritetet shqiptare, me masë sigurie në burg, por pastaj janë liruar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Kur autoritetet kanë vajtur për ti kërkuar nuk i kanë gjetur.
Duke folur në emisionin FactCheck në MCN TV, Softa tha se nëse do e zgjidhnin vetëm shqiptarët Dubain do ishin shumë inteligjentë.
Dubai është një ndër 5 vendet që nuk bëhet ekstradim këta janë ato vende që njihen si parajsa penale, por nuk i shmangesh komunikimit për vrasje, krime, udhëheqin pjesën virtuale.
Dubai të jep garanci, ndihen më të sigurtë por edhe për mundësinë e mos ekstradimit të tyre.



