Disapora kërkon përfshirjen në zgjedhjen e presidentit të ri, Bakalli: Të ndryshojë Kushtetuta

Disapora kërkon përfshirjen në zgjedhjen e presidentit të ri, Bakalli: Të ndryshojë Kushtetuta

Diaspora i ka dërguar një letër Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla, krerëve të grupeve parlamentare si dhe Presidentit  Republikës, Ilir Meta, duke kërkuar amendimin e nenit 86 pika 2 e Kushtetutës. Në këtë nen sanksionohet që një nga kriteret që duhet të përmbushë kandidati për president është edhe që ai të ketë jetuar në Shqipëri të paktën përgjatë 10 viteve të fundit.

Në një komunikim me Skype nga Kanadaja, Nador Bakalli, përfaqësues i Lëvizjes ‘’Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, tha se ky nen bie ndesh me frymën e Kushtetutës dhe përjashton nga zgjedhja e kreut të shtetit mbi 1.7 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.  

Kemi të bëjmë me një nen diskriminues. Janë 1.7 milionë shqiptarë në diasporë, që ndihen të përjashtuar nga e drejta për të kandiduar për kryetar shteti. Nuk gjej arsye pse duhet të jetë kusht që kandidati të ketë jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri. Ne kemi kërkuar eliminimin e këtij neni që bie ndesh me frymën e neneve të tjera të Kushtetutës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy