
Rreth 160 delfinë dolën në breg në një plazh në ishullin Boa Vista në Cape Verde. 136 prej tyre ngordhën, kurse të tjerët u shtynë në ujë nga banorët dhe turistët.
Autoritetet e arkipelagut në brigjet perëndimore të Afrikës presin mbërritjen e ekspertëve spanjollë nga Universiteti i Las Palmas, të cilët do të ndihmojnë në përcaktimin e arsyes së daljes në breg dhe të ngordhjes së delfinëve.
Shoqata lokale e mjedisit “Bios Cape Verde” raportoi marrjen e mostrave nga 50 delfinë, ndërsa 4 ekzemplarë janë ngrirë nga autoritetet lokale për testet e ardhshme.



