Përse po çalon reforma e ujit? Raporti i vitit 2023: Bashkitë turistike ende larg objektivave

Përse po çalon reforma e ujit? Raporti i vitit 2023: Bashkitë turistike ende larg objektivave

Qyteti i përmendur nga kryeministri Edi Rama tre vite më parë si kampioni i mos arkëtimeve të ujit të shërbyer ishte Vlora. Situata aty ka ndryshuar por në të gjithë vendin arkëtimet, humbjet, kanalizimet dhe funksionimi me ujë 24 orë mbetet ende një problem.

Në arsyet e shkrirjes së 61 Ujësjellës Kanalizimet Kryeministri Rama renditi Vlorën më 29 tetor 2021 si shembulli i dështimit.

Por çfarë ndodh tre vite më pas kur tashmë është krijuar agjencia kombëtare e ujësjellës kanalizimeve?

Referuat tabelës së treguesve të performancës për vitin 2023, siguruar nga emisioni FactCheck uji 24 orë në ditë rezulton se është një shërbim i ofruar vetëm në bashkinë e Korçës, ndjekur nga Bashkia Pogradec me 23 orë ujë për konsumatorët.

Ndërsa kryeqyteti renditet me 17 orë ujë në ditë për abonentët. Performancën më të ulët të furnizimit me ujë e kanë Kamza me vetëm 4 orë përgjatë vitit 2023 ndjekur nga Bashkia Selenicë me 7 orë ujë në ditë e me një orë më tepër Bashkia Vorë që furnizon konsumatorët me 8 orë. Ndërsa Bashkitë e tjera janë me mbi 10 orë furnizim ujë në 24 orë për abonentët e tyre.

Ndalur tek shkarkimet e ujërave të ndotura bashkitë në të gjithë vendin kanë një shërbim të ulët nën 50 % të mbulimit me tubacione.

Rekordin për shkarkimet në ambiente të hapura pa tubacione të ujërave të ndotura e Dibra me një mbulim vetëm prej 22.5 %, ndjekur nga Lushnja me 24.3 % e më pas Kukësi me 25.3 %.

Ndalur tek Bashkitë e zonave bregdetare apo Liqenore të cilat bëjnë shkarkime të pakontrolluara Himara rezulton se ka vetëm 20 % kanalizime, Shkodra 32.3 %, Lezha 45.6 %,  Saranda 46.4 %, Pogradec me 49.3 % ndjekur nga Durrësi me 51.7 %.

Ndërkohë Vlora ka një rrjet kanalizimesh për ujërat e zeza apo të ndotura prej 72.4 % dhe dy bashkitë me performancën më të mirë në rrjetin e kanalizimeve renditen Kamza me 78.6 % e Tirana me 97.3 %.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy