Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se shteti shqiptar ka rënë në çdo institucion dhe se asnjë nga shërbimet online nuk punon.
Është dramë e madhe që vettingun ta bëjnë njerëz që për vete falsifikojnë dokumentet.
Shteti ka rënë në çdo institucion, nuk merr dot një shërbim qytetari po të mos ketë ndërhyrje. Kjo është skandal për të futur në burg.
Nuk e di ca presin organet kompetente. Nuk mundet një person i tullë të rrijë në detyrë.
I pyetur për thellimin e skandalit të AKSHI-t, Korreshi tha se Ergys Agasi dhe kriminelët e tjerë në kërkim ndodhen në Shqipëri.
Sipas Korreshit, njerëzit vijojnë të mbajnë radhë tek Ergys Agasi në mënyrë që ai t’i gjejë punë në shtet.
Të gjithë kriminelet më të rëndësishëm që janë në kërkim në Shqipëri qëndrojnë këtu.
Agasi vendosi Prodën në krye të Policisë. Kur SPAK bën aksione, marrin verën. Di ndonjë polici që është marrë në hetim, që ka qenë përgjegjës.
Mbajnë akoma njerëzit radhën për t’i futur Gysi në punë në shtet.
Unë kam bërë një kërkesë para 1.5 muaj për të bërë interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Nuk kthejnë përgjigje, nuk të zbulon njeri dokumente.
I ndalur tek zgjedhjet brenda në PD, Korreshi tha:
Ky proces ka qenë më i qetë se proceset e tjera. Është më pak i tensionuar. Është kaq shumë e kalbëzuar kjo qeveri sa puna jonë e brendshme ka kaluar në plan të dytë. Njerëzit më shumë më pyesin kur do vendoset qeveria teknike sesa kush do zgjidhet kryetar i PD-së.



