Gjithnjë e më shumë, shteti shqiptar po renditet nga kahu i humbësit në çështjet e arbitrazhit privat. Faturat që shteti shqiptar detyrohet të paguajë për shkak të humbjes së gjyqeve llogariten në miliona euro. Së fundi qeveria shqiptare humbi në Arbitazh 44 milionë euro për rrugën Tiranë- Elbasan. Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko thotë se këto faura të kripura janë kosto për taksapaguesit shqiptar.



