Eksperti i Ekonomisë Enton Duro deklaroi në “MCN Economy” se deri më tani nuk është dhënë mesazhi që fiskalizmi ka arritur të ardhurat, pasi TVSH-ja për periudhën janar-maj 2022 është rritur vetëm 4,5 për qind. Duro tha se mungon gjurmimi në procesin e fiskalizmit pasi faturat janë shpesh të ndryshime nga produkti.
Procesi i fiskalizimit tani ka filluar. Në 30 qershor duhet të përfundonte. Jemi në kontekstin e fiskalizimit, por është koha të kuptojmë çfarë do të thotë. Nuk ishte nevoja e modernizimit, ishte nevoja për të zgjidhur problemin e informalitetit. Fiskalizimi mendohej se do të jepte një shtysë pozitive ndaj luftës ndaj informalitetit. Ndodh në një periudhë mes dy krizave, tani ka kaluar afati përfundimtar, ku bizneset duhet të kishin një instrument fiskalizimi. Në dijeninë time jo të gjitha janë të fiskalizuara. Janë rreth 8 mijë biznese që ende s’e kanë implementuar. Tani duhet të gjykojmë nëse ky proces mund të menaxhohej më mirë? Besoj që hapësirat për ta menaxhuar më mirë kanë qenë. Një element i rëndësishëm është marrëdhënia që ka biznesi me administratën tatimore. Askush s’do të paguajë taksa dhe kjo është e natyrshme. Por nëse e kupton që taksat të japin një mundësi atëherë ka vullnet pozitiv. Pa një marrëdhënie besimi. Me fiskalizimin kjo gjë nuk ndodhi. Duket që jemi në ato që janë ekuilibra të shkurtër, të brishtë, por tani fiskalizimi është një realitet në ekonominë shqiptare”.
Ndërsa komentoi deklaratën e ministres Ibrahimaj mbi skemat e mashtrimit me TVSH, Duro tha: “Nuk është fenomen shqiptar, problemi është frekuenca dhe intensiteti që ka në Shqipëri. Edhe në 2019-ën u zbulua një skemë e mashtrimit me TVSH-në”.
Nuk mundet për çdo person të kemi një tatimor. Patjetër që duhen gjurmuar fenomenet, por mbi të gjitha edukimi, me shembuj konkret, transparencë dhe mirëbesim. Gjykohej se fiskalizmi do realizonte 10-15 për qind të ardhura shtesë në TVSH. 30 qershori ishte faza përfundimtare. Zonja thotë me të drejtë që duhet të zgjaste më tepër ky proces. Pashë të ardhurat nga TVSH-ja e brendshme. Ka një kleçkë atje se administrate tatimore ka ecur këtë vit me ritme më të ulëta për rimbursimin e TVSH-së. Duket sikur plani është realizuar. TVSH-ja është rritur vetëm 4,5 për qind në janar-maj 2022. Nuk na jep mesazhin që fiskalizimi ka arritur të arrijë të ardhurat. Nuk ishte biznesi i vogël ai që e realizonte TVSH-në. Po flasim për një peshë të ulët të biznesit të vogël që s’ka qenë i fiskalizuar në TVSH. Fiskalzimi ka vënë në lëvizje edhe kontabilistët. Grupi i kontabilistëve kishte gjetur deri në 24 problematika. Ne kërkojmë të marrim përfitime, por shpesh kostot ia kalojmë biznesit. Është sjellje brenda një konteksti të caktuar që duhet të ndryshojë”.



