Lejonte ndërtime pa leje, arrestohet inspektori i policisë Durrës

Lejonte ndërtime pa leje, arrestohet inspektori i policisë Durrës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë vënë pranga ditën e sotme një punonjës policie të komisariatit të Durrësit.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Ministrisë së Brendshme, në pranga është vënë Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyrë inspektor policie.

Për Haken, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit pasiv".

SHÇBA sqaron se mbi bazën e hetimeve është dokumentuar se 57-vjeçari, duke shpërdoruar detyrën, përfitonte shuma parash dhe lejonte ndërtime pa leje në zonën që mbulonte. 

Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bërë nga SHÇBA në Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy