
Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, ndërsa lumi Vjosë ndodhet në ditën e katërt të krizës.
Niveli i ujit është luhatur mes 7.8 dhe 8.3 metrave, duke shfaqur ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa zbritur ende nën kufirin e rrezikut.
Për dy ditë me radhë, prurjet e larta kanë bërë që disa banesa të mbeten të përmbytura, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme.
Strukturat e emergjencave civile dhe pushteti vendor vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe në zonën e urës së Mifolit, ku monitorimi po kryhet pa ndërprerje.



