Konfiskohen ndërtimet pa leje/ Tomorri: Ligji administron objektet e konfiskuara. Duhet një ligj i veçantë për procesin e administrimit të objekteve pa leje

Konfiskohen ndërtimet pa leje/ Tomorri: Ligji administron objektet e konfiskuara. Duhet një ligj i veçantë për procesin e administrimit të objekteve pa leje

Qeveria ka përgatitur së fundmi një draft projektligj për ndërtesat me kate pa leje, sesi do të veprohet me to. Sipas projektligjit, me çmime tregu, një pjesë e ndërtesave do t’u ofrohen për shitje ndërtuesve ose pronarëve të tokës, që kanë të drejtën e parablerjes. Nëse nuk pranojnë ta blejnë objektin, qeveria do t’i kaloj në pronësi të shtetit.

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, në “MCN ecomony” sqaron se ligji në fjalë është për të administruar ato objekte të cilat konfiskohen nga ndërtuesit qe kanë ndërtuar pa leje.

Duhet sqaruar një gjë fillimisht. Ky nuk është ligj që adreson fenomenin e ndërtimeve pa leje, sepse fenomeni i ndërtimeve pa leje rregullohet përmes ligjit për Planifikimin e Territorit.

Ky ligj, është për të administruar ato objekte që konfiskohen nga ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje, janë dy gjëra të ndryshme.

Nuk është ligj që i bën konfiskimet e pallateve që janë ndërtuar pa leje, i bën ligji për planifikimin e territorit i cili është ndryshuar në vitin 2020 dhe është votuar në parlament që nëse një ndërtues kalon lejen me më shumë se 10% në lartësi dhe në volum, atëherë objekti sekuestrohet i gjithi. Më bën çudi që PD, e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, sepse nuk është VKM ajo që i bën konfiskimet sado që është shitur në publik kështu.

Baza ligjore për të bërë konfiskimet dhe vendimet pa leje ka qenë në ligjin për planifikimin e territorit dhe nëse ky nen apo konfiskimet do të atakoheshin si kundërshtim me kushtetutën do duhej të atakohen ligji për planifikimin e territorit.

Tomorri, sugjeron që nevojitet një ligj i veçantë për procesin e administrimit të objekteve pa leje, i cili si i tillë do të marrë vendimet se cilat objekte do të mbahen për nevojat e institucioneve publike e cilat do të kalojë në ankand.

Besoj se duhet një ligj për të ngritur institucionet që do të jenë pjesë e procesit të administrimit të objekteve pa leje, siç është Komisioni i posaçëm i cili do të marrë vendimet se cili objekt do të mbahet për nevojat e institucioneve publike, cili objekt do të dal të shitet në ankand. Gjithashtu institucioni tjetër është Njësia e zbatimit që do të kryej punimet ose përfundoi punimet në ato objekte të cilat janë sekuestruar por nuk janë përfunduar plotësisht, etj, mendoj se kjo është arsyeja se pse u propozua një lig i tillë që edhe qeveria të jetë më e sigurt në atë pjesën ligjore.

Asgjë nuk e pengon Prokurorinë që edhe më këtë ligj të nis hetimet për shkeljet qe kanë kryer ndërtuesit me ndërtimet pa leje ne baze të kodit penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy