Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Teologu Curri: Një muaj i rëndësishëm për të kuruar shpirtin (VIDEO)

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Teologu Curri: Një muaj i rëndësishëm për të kuruar shpirtin (VIDEO)

Nesër nis muaji i Ramazanit, muaji më i shenjtë në fenë islame, një periudhë e rëndësishme për myslimanët në mbarë botën, e përkushtuar ndaj agjërimit, lutjes dhe reflektimit shpirtëror.

Teologu Ilir Curri, i ftuar për shikuesit e “MCN Live”, foli për vlerat që sjell ky muaj në jetën shpirtërore dhe mendore të besimtarit.

Sipas tij, Ramazani është një mundësi për të “kuruar” shpirtin.

Ne shpesh harrojmë thelbin e jetës sonë dhe Ramazani vjen si një rikujtesë. 

Është një muaj për t’ia kthyer Zotit brengat tona, përmes namazit, lutjeve dhe mbi të gjitha përmes agjërimit, që është një nga shtyllat kryesore të Islamit. 

Dobitë kryesore të Ramazanit lidhen me rikthimin te Zoti dhe me reflektimin mbi qëllimin e ekzistencës sonë.

Ne rikujtojmë pse jemi në këtë botë: për adhurimin e Krijuesit. Ky muaj na ndihmon të rregullojmë raportin me veten dhe me Zotin. 

Sipas Currit, përveç dimensionit shpirtëror, Ramazani ka edhe ndikim në aspektin mendor. 

Ramazani kërkon përqendrim, disiplinë dhe rregullim të orareve të jetës, duke krijuar një balancë të re mes ditës dhe natës.

Ramazani të fton të ristrukturosh jetën tënde sipas një programi të caktuar, duke sjellë më shumë qetësi dhe energji pozitive. 

Agjërimi ka edhe dobi fizike, pasi organizmi ka nevojë për rigjenerim dhe pastrim.

Trupi ynë ka nevojë për një cikël pastrimi dhe rigjenerimi. Agjërimi ndihmon në këtë proces, duke kontribuar në një rifillim të ri. 

Agjërimi nuk është thjesht një proces fizik, por mbi të gjitha një udhëtim shpirtëror që sjell më shumë vetëdije, reflektim dhe energji pozitive në jetën e besimtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy