Vasili: Projektligji për pakicat, provokim për shoqërinë shqiptare

Vasili: Projektligji për pakicat, provokim për shoqërinë shqiptare

Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, thotë se projektligji për minoritetet përbën një provokim për vlerat e shoqërisë shqiptare. Gjatë fjalës në seancën e sotme, Vasili tha se ky projektligj bën që Shqipërisë t’i njihen pakica kombëtare që në të vërtetë nuk ekzistojnë.

“Ky projektligj pasqyron deformimet dezintegruese. Ky është një provokim mbi vlerat e rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Po mbillet Shqipëria me pakica kombëtare inekzistente”, tha ai.

Vasili tha se ligji për pakicat nuk duhet të votohet sot, pasi është në shkelje. Ai e cilësoi ligjin si konformizëm servil dhe shenjë e injorancës shtetërore.

“Seanca e djeshme mori një rrugë të gabuar. Tensionet e djeshme duhet të shmangeshin. Ligji i pakicave për nga mënyra si është përgatitur nuk është për t’u miratuar sot, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe Konventave Kuadër Ndërkombëtare. 

Projektligji nuk as koherencë dhe as standarde bashkëkohore. Ky është konformizëm servil, shenjë e injorancës shtetërore. Ky është provokim ndaj shqiptarëve, pasi po mblidhen pakica. Duhet ta përpunojmë projektligjin, duhet të ketë debat publik për të pasur në ligj sipas standardeve dhe atë traditë të shtetit shqiptar”, deklaroi ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy