Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, Guri: E qëlloi në kokë dhe në gjoks, 33-vjeçari e shtantazhonte 18-vjeçaren edhe për përfitime monetare (VIDEO)

Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, Guri: E qëlloi në kokë dhe në gjoks, 33-vjeçari e shtantazhonte 18-vjeçaren edhe për përfitime monetare (VIDEO)

Një 56-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç në Greqi pasi zbuloi se prej 9 vitesh ky i fundit ka përdhunuar dhe shantazhuar vajzën e tij.

Lidhur me këtë ngjarje, Etmond Guri, gazetar në Greqi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se 56-vjeçari e ka vrarë përdhunuesin me dy plumba, në fytyrë dhe në gjoks duke shtuar se rasti në fjalë është specifik dhe ndryshe nga krimet e tjera, duke qenë babi i 18-vjeçares ka vepruar në zemërim e sipër.

Guri theksoi se ka pasur shumë ngjarje të kronikës së zezë këto ditë në Greqi dhe për fat të keq në 80% të rasteve, të implikuarit dhe viktimat janë shqiptare.

Dinamika e kronikës së zezë këtë vit në Greqi është shumë e madhe dhe fatkeqësisht në 80% të rasteve të implikuarit dhe viktimat janë shtetas shqiptarë, ose me origjinë shqiptarë.

Ka ekzekutuar kunatin e tij, vëllain e gruas së dytë për shkak të përdhunimit në vazhdimësi të vajzës së tij, e cila e informoi babin dhe bëri që i ati të marrë armën dhe të ekzekutojë përdhunuesin.

Shkaku i arritjes në këtë pikë, veç faktit që 18-vjeçarja ka qenë sistematikisht e përdhunuar, dhe fakti që e kishte filmuar marrëdhënien intime dhe e shantazhonte atë që ta bënte publike, bëri që ajo të tregojë.

Është rast specifik. Edhe pse kemi të bëjmë me vrasje, rasti i 56-vjeçarit që ekzekutoi kunatin është ndryshe nga krimet e tjera se ai ka reaguar në zemërim e sipër për të mbrojtur fëmijën.

Imagjinoni sa e vështirë ka qenë për vajzën kjo periudhë kohore, është dhunuar dhe shantazhuar për 9 vite nga një mostër dhe i ka shkatërruar jetën. 33-vjeçari e ka shantazhuar 18-vjeçaren dhe në këtë moment ka marrë armën dhe e ka qëlluar në fytyrë dhe në gjoks.

Viktima e ka shantazhuar 18-vjeçaren për përfitime seksuale dhe monetare. Këto kanë qenë pretendimet, fjalët që 18-vjeçarja ka thënë. Në krahasim me ngjarjet e tjera bënë që opinioni publik të ketë një tjetër qasje me rastet e tjera. Edhe gjykata ka tjetër qasje.

Do të kemi më shumë informacion në orët në vijim.

Më tej, Guri shtoi se janë shtuar rastet e dhunës në Greqi.

Si në rrjetet sociale dhe në media parimisht janë me babain se kemi të bëjmë me përdhunimin sistematik të një njeriu, me shantazhimin e tij dhe ky është një problem shumë serioz për shoqërinë greke. Kemi shtimin e rasteve të dhunës, kemi rritje drastike. Javën e kaluar 3 djem në periferi të Athinës i kishin ngritur kurth  një bashkëmoshatari, e rrahën e dhunuan e lanë zbathur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy