Tre të vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Kavajë

Tre të vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Kavajë

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmë rreth orës orës 22:30 në Kavajë.

Aksidenti i shkaktuar mbrëmë vonë në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku një automjet mori përpara nënën me dy vajzat e saj dhe më pas makina është përplasur sërish me një pikë karburanti, shkaktoj fillimisht vdekjen e nënës dhe të një pasagjeri në makinë.

Kësisoj, nga ky aksident humbën jetën Lumturie Demrozi, 48 vjeçe, nëna e dy vajzave dhe Gentian Belba, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe drejtuesi i automjetit,  shtetasi V.C, 24 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23, në dalje të qytetit të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qira), shtetasi Vilson Cara  24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti. Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes, së bashku me dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy