
Sot, 1 janar 2021 hyjnë në fuqi disa vendime shumë të rëndësishme ekonomike për vendin tonë.
Paga minimale do të jetë 30 mijë lekë të reja nga 26 mijë që ishte. Vendimi u mor në 16 dhjetor 2020 dhe sot hyn në fuqi. Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj gjatë kohës normale të punës, ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.
Vendimi tjetër lidhet me bizneset që kanë të ardhura vjetore nga 0-10 milionë lekë, të cilat nuk do të taksohen me TVSH. Sot fillojnë lehtësirat ndaj biznesit të vogël, i cili deri në vitin 2029 nuk do të paguaj këtë tatim. Janë rreth 40 mijë biznese që pritet të dalin nga skema e TVSH-së.
Nisur që sot fillon dhe fiskalizimi. Faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.
Vënia në zbatim e fiskalizimit në janar të vitit 2021, duke bërë që bizneset fillimisht për marrëdhëniet me shtetin të lëshojnë fatura elektronike dhe më pas biznes me biznes dhe biznes konsumator, do të ketë rol kryesor edhe në formalizimin e ekonomisë.
Poashtu pagat e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve në të gjithë vendin u rritën me 40% duke filluar nga 1 janari i këtij viti.
Përfitojnë nga kjo rritje 18 415 punonjës në sistemin shëndetësor nga të cilët 4 650 mjek dhe 13 mijë infermierë e laborantë. Kosto në buxhet llogaritet 4.5 miliardë lekë në vi.
Rritja e konsiderueshme e pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët vjen si mbështetje në përballjen me pandeminë e COVID-19.



