
Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën tonë, por ne do të ndërtojmë gjithçka, çdo rrugë, çdo qytet, çdo apartament. Jam i sigurt se pas luftës, do të përqendrojmë të gjithë kapacitetin për rindërtim.
Kështu deklaroi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të hënë, duke thënë se po grumbullohen që tani fonde, për rindërtim.
Sipas tij, rrënimi i ekonomisë ukrainase është një prej objektivave të armikut dhe për këtë gjë duhet luftuar.
Duhet të ruajmë ekonominë tonë dhe njerëzit tanë. Parlamenti duhet t’iu lejojë ndërmarrjeve të mesme që ti rikthehen punës, duke reduktuar taksat dhe duke hequr çdo pengesë burokratike që pengon punën. Njerëzit duhet të punojnë aty ku është e mundur në këtë periudhë. Edhe pas luftës, do të duhet një model i ri për të rindërtuar vendin.



