Nga 1 gushti nisin fluturimet direkte nga Shqipëria në Bullgari

Nga 1 gushti nisin fluturimet direkte nga Shqipëria në Bullgari

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se me datë 1 gusht, nisin fluturimet ajrore nga Bullgaria në Tiranë.

Ministria me anë të një njoftimi në rrjetet sociale sqaron se fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të zhvillohet më datë 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave.

Nga data 6 gusht deri më 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, gjithmonë të premteve, ndërsa nga 15 shtatori deri më 28 shtator, shërbimi i tyre do të ofrohet në dy ditë të javës, më konkretisht të premten dhe të dielën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se më datë 1 gusht, linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues Bullgari – Tiranë. Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim. Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën. Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari. Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy