“Partizani”, Ramaj: Procesi do të tejkalojë zgjedhjet e 2025. Gjykata duhet të vendosë standard për këto çështje (VIDEO)

“Partizani”, Ramaj: Procesi do të tejkalojë zgjedhjet e 2025. Gjykata duhet të vendosë standard për këto çështje (VIDEO)

Avokati Redi Ramaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se “Partizani” do të jetë një proces i gjatë i cili do të tejkalojë zgjedhjet e 2025. Sipas Ramaj, GJKKO do ta ketë të vështirë për të vendosur nëse ka korrupsion aktiv në momentin e vendimmarrjes së një organi kolegjial siç është Këshilli i Ministrave me anë të VKM-ve apo me anë të mundësive të tjera.

Është një dosje voluminoze, pothuajse 4 vite në hetim. Ishte koha e vonuar për t’i komunikuar akuzën Berishën i kanë komunikuar akuzë. Tani fillon beteja kryesore do të jetë perçes i gjatë, ku të gjitha palët. Por kryesisht mbrojtja do kërkojë të merren prova të reja dhe do përpiqet të bëjë mbrojtjen e Berishës. Është një proces që lidh Berishën me pjesën e vendimmarrjes së tij si organ kolegjial, do të jetë e vështirë për gjykatën, por edhe për prokurorinë për ta provuar, por për gjykatën për të vendosur nëse ka korrupsion aktiv në momentin e vendimmarrjes së një organi kolegjial siç është Këshilli i Ministrave me anë të VKM-ve apo me anë të mundësive të tjera që ka ky organ për favorizuar një person.

Do të jetë një proces i gjatë i cili do i tejkalojë zgjedhjet e 2025. Për efekte elektoral nuk do të vlejë. Duhet të vendoset një standard nga gjykata, nëse këto çështje mund të ngrihen në akuzë në këtë formë për një ish-kryeministër apo duhet të referohen, apo duhet të trajtohen në një formë tjetër duhet të apo të trajtohen në formë tjetër që lidhen direkt më një zyrtar që lidhet me një akuzë konkrete që mund të ketë kryer çdo zyrtar për të favorizuar persona të tjerë.

Më tej, Ramaj tha se Davidhi, gjyqtarja e caktuar për seancën paraprake ka mbi 10 vjet eksperiencë në fushën e drejtësisë.

Gjyqtare që ka eksperiencë në fushën e drejtësisë, mbi 10-15 vjet. Gjyqtare e drejtë në vendimet që ka dhënë.

Ka një eksperiencë . Pas krijimit të GJKKO gjyqtarja është pjesë e kësaj strukture.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy