OKB: Qindra persona po vriten çdo ditë, Gaza po kthehet në një varrezë për fëmijët

OKB: Qindra persona po vriten çdo ditë, Gaza po kthehet në një varrezë për fëmijët

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar sot lidhur me situatën në Gaza se aty ka një krizë humanitare dhe se enklava palestineze po “kthehet në një varrezë për fëmijët”.

Qindra vajza dhe djem thuhet se vriten ose plagosen çdo ditë”, u shpreh Guterres në një konferencë shtypi. Ai shtoi se konflikti ka “tronditur botën dhe ka shkatërruar kaq shumë jetë të pafajshme”.

Guterres përsëriti reagimin e tij të ashpër për “aktet e neveritshme të terrorit të kryera nga Hamasi më 7 tetor”, duke thënë se luftëtarët e tij kanë përdorur civilët si “mburoja njerëzore” dhe vazhdojnë të godasin Izraelin.

Asgjë nuk mund të justifikojë torturimin e qëllimshëm, vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve. Mbrojtja e civilëve duhet të jetë parësore,” theksoi ai.

Guterres përfundon duke përsëritur nevojën për një zgjidhje me dy shtete dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy