
Qeveria britanike e Boris Johnson do të dërgojë armë të reja me vlerë 100 milionë paund në Kiev në përgjigje të sulmit që i atribuohet sot forcave ruse kundër stacionit Kramatorsk në Ukrainë.
Këtë deklaratë e bëri vetë kryeministri Johnson pas një samiti në Londër me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ai e quajti sulmin një dëshmi të greminës në të cilën ra Vladimir Putin.



