
Google po teston një softuer të inteligjencës artificiale të quajtur Med-PaLM 2 në spitale. Është krijuar për t'iu përgjigjur pyetjeve mjekësore dhe ka qenë në testim që nga prilli në spitalin kërkimor të Mayo Clinic, sipas Wall Street Journal. Gazeta raporton se Google beson se modeli i tij i përditësuar i AI mund të jetë veçanërisht i dobishëm në vendet me qasje më të kufizuar te mjekët. Google thotë se Med-PaLM 2 do t'i bëjë bisedat e kujdesit shëndetësor më të mira sesa chatbotët e përgjithësuar si Bard, Bing dhe ChatGpt. Dokumenti i cituar nga WSJ përmend gjithashtu kërkimin që Google bëri publik në maj, ai tregon se Med-PaLM 2 ka ende disa probleme saktësie, tashmë të dukshme në modelet e mëdha gjuhësore.



