Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper.
Trump tha se Esper kishte "mbaruar punë" dhe se vendin e tij do ta zërë Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit.
Esper ka pasur përplasje me Trump lidhur me sugjerimin e tij për të përdorur personel ushtarak për të shuar trazirat civile.
Në një kohë kur Joe Biden është shpallur president i zgjedhur, Trump ende nuk e ka pranuar humbjen dhe thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe do të nisë një sërë procesesh gjyqësore në disa shtete.



