Sharka: E vetmja rrugëdalje e produkteve të serave, dërgimi i produkteve në tregjet e perëndimit (VIDEO)

Sharka: E vetmja rrugëdalje e produkteve të serave, dërgimi i produkteve në tregjet e perëndimit (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lushnjë, Eduart Sharka, për rritjen me 1% në sasi të eksporteve në katër mujorin e parë të vitit të zarzavateve, shprehet skeptik për besueshmërinë e kësaj shifre të nxjerrë nga ana e qeverisë.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se nuk beson se është e besueshme kjo shifër, pasi gjasat janë të ketë ulje të eksporteve për shumë faktorë.

Sipas tij edhe nëse rritja është 1% tregon se akoma po mbijeton ky sektor, edhe pse vështirësitë janë të shumta.

Sharka tha se duke i marrë të gjithë indikatorët në lojë, mund të nxirren indikatorë më të saktë, pasi jemi ende në stadin ku importojmë plehra kimikë dhe eksportojmë domate me vlerë shumë të vogël.

Ai cilësoi si fakt që prodhuesit kanë nevojë për fuqi punëtore dhe pagat janë shumë të ulëta

Kishim propagandë të qeverisë 400-500 milionë eksporte të produkteve bujqësore. Por ne jemi në pragun 100-120 milionë eksporte totale në vit të produkteve bujqësore të serave.

Pjesa tjetër 500 milionë dhe objektiv 1 miliard sipas qeverisë, janë produkte fasoniste dhe gjithçka është propagandë.

E vetmja rrugëdalje e produkteve të serave tona që të jenë efektive është dërgimi i produkteve në tregjet e perëndimit, tregjet ballkanike janë me çmime të ulëta dhe me ato çmime është e vështirë të mbijetojnë prodhuesit.

Ne kemi produkte që shkojnë në tregjet e perëndimit, mund të zënë 20% të eksporteve.

Pengesë që duhet kaluar është garancia ushqimore se në vendet e perëndimit ka kërkesa strikte për mbrojtjen e konsumatorit.

Gjithçka e bëjnë subjektet private, para se t'i dërgojnë produktet në perëndim. Janë shpërndarë disa fletore por nuk ka asnjë hap cilësor për garancinë e produkteve.

Produktet tona janë shumë të shijshme dhe cilësore, por nuk marrin guximin se atje ka kritere strikte.

Gjithë tentativat janë të sektorit privat, analizat janë shumë të shtrenjta, ndërkohë që shteti nuk ka bërë asgjë.

Subjektet private thonë që pa i bërë vetë analizat produktit nuk mund t’i nisim pasi ka kosto të lartë kthimi i produktit.

Ky është hapi që duhet të hedhim, të krijohet një kontroll total në të gjithë vendin që të ofrojmë atë standard dhe cilësi që kërkohet, por kjo nuk bëhet pa standard dhe bashkëpunim me shtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy