Qeveria fal borxhet

Qeveria fal borxhet

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u fale borxhet bizneseve, shuma e të cilave shkon në total në rreth 400 milionë dollarë.

 

Burimet nga Ministria e Financave bëjne me dije se do të falen borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana para vitit 2011. Projektligji parashikon të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”.

 

Sipas burimeve mësohet se për detyrimet tatimore apo ato doganore të krijuara pas vitit 2011 do të ketë një skemë të pjesshme falje. Ndersa kush paguan 70 % të detyrimit final për gjobat dhe kamatevonesat pas 1 janarit 2012 do t’i falet 30 % e detyrimit si dhe të gjitha penalitet e tjera.

 

Falja do të përfshijë të gjitha llojet e detyrimeve tatimore, përveç atyre që lidhen me sigurimet e papaguara të punonjësve. Në total borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj shtetit arrin në mbi 800 milionë dollarë ndersa drafti u fal bizneseve mbi 3% të prodhimit kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy