Mbipopullimi vrasës i majës më të lartë të botës
Një foto e majës së Everestit, në të cilën ecin në rresht 300 alpinistë, e postuar 3 ditë më parë në Instagram nga Nirmal Purja, ka bërë xhiron e rrjetit. Por përtej kuriozitetit, fotoja ka hapur polemika për rrezikun që i kërcënon alpinistët për shkak të "trafikut të lartësive".
Vetëm javën e fundit kanë qenë 7 alpinistët që kanë humbur jetën për shkak të problemeve me shëndetin, në kushtet e vështira atmosferike në atë që njihet si çatia e botës.
Autoritetet në Nepal thonë e hipoteza e vdekjes së alpinistëve për shkak të mbipopullimit të majës së Everestit është e pabazë.
Megjithatë, për ekspertët kjo nuk është e pagjasë. Në lartësinë 8 848 m, një njeri thith në çdo frymëmarrje 1/3 e oksigjenit që merr në nivelin e detit. Për këtë arsye, trupi i njeriut mund të dobësohet më shpejt dhe në rast sëmundjeje ose krize mbijeton vetëm pak minuta.
Në foton virale shihen rreth 320 persona që ndodhen në majën që njihet si "zona e vdekjes".
Viktima e fundit ishte amerikani Donald Cash, 55 vjeç, i cili kishte lënë punën si menaxher për të realizuar një ëndërr të vjetër: ngjitjen e 7 majave më të larta të kontinenteve.