
"Rreziku që mekanizmat e manipulimit të ngjashëm me zgjedhjet e mëparshme të ndërhyjnë edhe në këto zgjedhje është konkret. Situata nuk është përmirësuar aspak në katër vitet e fundit: përkundrazi".
Paralajmërimin e ngre një ekspert i kësaj fushe, Christopher Wylie, ish-analist në Cambridge Analytica, kompania që në vitin 2015 mblodhi ilegalisht të dhëna për t'u përdorur në fushatën presidenciale të Trump.
"Lindin media të reja sociale, domethënë mjete të reja për të arritur te popullata, dhe për aq sa jemi të vetëdijshëm për problemin, askush nuk po e adreson këtë çështje. Në fund të fundit, pse duhen ata? Facebook mori një gjobë miliarderash pas rastit Cambridge Analytica, por aksionet në bursë u rritën në vend që të binin", thotë ai.



