
Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje ndaj kërkesës së përsëritur të qeverisë turke për të larguar nga Shqipëria pjesëtarë të organizatës FETO. Mediat turke I kanë bërë jehonë vizitës së ministrit të jashtëm Hakan Fidan në Shqipëri, ndërsa Rama nuk dha asnjë shpjegim as për xhaminë e Namazgjasë e cila vijon të mos jetë e hapur për besimtarët.



