Kadastra fiskale, Demiri: Regjistër që do të menaxhojë taksën e pronës (VIDEO)

Kadastra fiskale, Demiri: Regjistër që do të menaxhojë taksën e pronës (VIDEO)

Erion Demiri, ekspert IT tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ‘kadastra fiskale” do rë jetë një regjistër i krijuar nga zero për të menaxhuar taksën e pronës. 

 

Duke vijuar më tej shpejgimin e tij, Demiri tha se nuk ka lidhje me Kadastrës që njerëzit njohin, por regjistru do të marrë të dhëna nga disa institucione. 

 

Ky vendim që është marrë ka të bëjë me një regjistër që do të krijohet nga zero, për të ruajtur, prandaj është quajtur Kadastra fiskale për të bërë të mundur menaxhimin e taksës së pronës në formë më shpejtë dhe në mënyrë më të qendërzuar. Ky regjistër nuk ka të bëjë me pjesën e Kadastrës në formën që jemi mësuar të flasim. Do vijojë Kadastra të ketë regjistrat e veta siç i ka, por do të marrë të dhëna jo vetëm nga Kadastra por  dhe nga regjistra të tjerë që të menaxhojë pjesën e pagesës së taksës së pronës. Ata do kenë të drejtën të shkruajnë vetëm për pjesën e taksës së pronës si është paguar, sa i takon secilit të paguajë. Emri është pak konfuz. Sipas vendimit të marrë jemi të bëjmë me një regjistër që do të menaxhojë pjesën e taksës së pronës. 

 

Sfidat janë të mëdha, që të gjitha llojet e sistemeve që të menaxhohen kanë vështirësitë e tyre. Kemi pasur problematika të mëdha me të gjitha sistemet që janë vendosur online.

 

Nuk mund të kthehemi mbrapsht, apo të ndalojmë avancimin përpara. Nëse bën investime të pamenduara, apo krijon sisteme të qendërzuara, apo institucionet që do e përdorin nuk kanë infrastrukturën e vet për të aksesuara në formë të sigurt këtë sistem i bie që jemi duke bërë një gabim. Kur bëhen këto projekte, diskutohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy