
Në emisonin e Mustafa Nanos “Arnautistan” në MCN TV, njohësi i vjetër i PD-së, Arben Meçe, hodhi tezën se tashmë Sali Berisha, me aksionin e tij, po demonstron që jo vetëm “de facto” por edhe “de jure” do të jetë kryetar i PD-së në të ardhmën. Sipas tij,
“Sali Berisha, do të demonstroj në këtë betejë me amerikanët që partia e tij është “de juro” e tij, i duhet edhe ky proces, për të treguar që është e tij. Atij iu dha një instrument në dorë dhe sot ai ka filluar lëvizjen që nga de facto, të shpallet de juro që është partia e tij. Viti 1997, 21 janari, lëvizjet që ndodhën në protestat e mëdha, treguan se filozofia e Berishës, për të tentuar për të marrë pushtetin është vetëm përmes presionit. Të gjithë e dinë që PD do të kaloj në duart e Saliut, e vërteta është se Sali Berisha e ka partinë”.
Sipas Meçes, Berisha, si një politikan i vjetër është i vetëdijshëm, që menyra më e mirë pëe ta rishtënë në dorë këtë parti, është mënyra ligjore, meqë historikishte marrja me dhunë e institucioneve është dështim.
“Saliu si politikan karriere e din mjaft mirë që për të marrë në dorë partinë është mënyra ligjore, pervoja e tij 30 vjecare ka treguar se marrja me dhunë është dështim, atëherë ai e do Kuvendin do apo nuk do dikushn që të mos mblidhet ai”.



