
Mbikqyrësi ndërkombëtar i armëve kimike ka konfirmuar analizën e Britanisë së Madhe për llojin e agjentit nervor të përdorur në helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nuk e cilësoi emrin e agjentin nervor si Novichok, por tha se ishte dakord me gjetjet e Britanisë së Madhe mbi identitetin e saj.
Rusia ka mohuar se ishte pas sulmit ndaj Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury, siç ka pretenduar Theresa May.
Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson tha: "Nuk mund të ketë dyshime se çfarë është përdorur."
Ai shtoi: "Nuk ka asnjë shpjegim alternativ për atë se kush është përgjegjës - vetëm Rusia ka mjetet, motivin dhe regjistrimin".

Një ekip nga OPCW vizitoi Britaninë e Madhe më 19 mars, 15 ditë pasi Skripalet u gjetën pa ndjenja në stolin e një parku në Salisbury dhe u dërguan në spital, së bashku me një oficer policie, i cili ishte ndër të parët që mbëriti në vendin e ngjarjes dhe i dha ndihmën e parë personave që u sulmuan.
Yulia Skripal doli nga spitali të hënën pas një muaji intesiv, por 33-vjeçarja tha se babai i saj është "ende i sëmurë rëndë".
OPCW tha se mori informacion në lidhje me kushtet mjekësore të Skripal dhe mblodhi mostrat e tyre të gjakut si dhe mostrat nga vendi i ngjarjes në Salisbury.
Inspektorët e Mbretërisë së Bashkuar nga Qendra Biologjike Radiologjike dhe Bërthamore në Porton Down në Wiltshire identifikuan së pari agjentin nervor si pjesë të grupit Novichok.
Emri Novichok do të thotë "i panjohur" në rusisht, dhe zbatohet për një grup agjentësh nervash të zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970 dhe 1980.



