ISIS, sulm kundër Parlamentit Iranian, 12 të vrarë (VIDEO)

ISIS, sulm kundër Parlamentit Iranian, 12 të vrarë (VIDEO)

Një sulm me bomba vetëvrasëse dhe armë zjarri ndaj Parlamentit Iranian është ndër më të përgjakshmit që kanë goditur Teheranin në dhjetë vitet e fundit.

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe shumë të tjera janë plagosur në dy sulme të njëkohshme në kryeqytetin Iranian, raportojnë mediat vendase. Shërbimet secrete të Iranit kanë konfirmuar se një sulm i tretë i të njëjtës natyrë është zbuluar para se të vihej në zbatim.

ISIS ka marrë përsipër sulmin me anë të medias së tij, Amaq, por pa bërë publike prova.

Sulmi është shumë i pazakontë në Teheran, deri tani një qytet i sigurt për banorët e tij, ndërsa Irani nuk ka qenë shënjestër e sulmeve të kryera nga pjesëmarrësit në luftën e Sirisë fqinje. / CNN / Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy