POS-et me detyrim/ Foni: Kosto shtesë për operatorët e transportit dhe pasagjerët

POS-et me detyrim/ Foni: Kosto shtesë për operatorët e transportit dhe pasagjerët

Kryetari i shoqatës së transportit qytetas, Kostandin Foni, për bërjen të detyrueshme të pagesave online me kartë, të njohura si POS, thotë se instalimi i kësaj pajisje për çdo autobus është i ndërlikuar.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se është kosto shtesë për operatorët, kosto e instalimit, e mirëmbajtjes, qoftë nëse kryhen ose jo transaksione, si dhe prej faktit se ka një tarifë fikse për një transaksion. 

 

Sipas tij, edhe për një biletë që është 40 lekë, kostoja e transaksionit është 30 lekë dhe se nëse një pasagjer kryen pagesë 40 lekë, mbahet dhe 30 lekë. 

 

Po ashtu përmendi edhe komisionin për instalimin e çdo pajisjeve, 50 mijë lekë të vjetra dhe komisionin e mirëmbajtjes mujore, që do e paguajë çdo muaj operatori.

 

Foni kërkoi uljen në një tryezë si me institucionet e tatimeve dhe ato bankare, për të gjetur gjuhën e përbashkët, se si do të funksionojë ky sistem dhe për të gjitha kostot që rëndojnë operatorët, kush do e paguajë faturën në fund të muajit. 

 

Sapo u njoftuam zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të gjithë taksapaguesit, operatorët, bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë, duhet të pajisen me pajisjen POS. Ne i dërguam njoftim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës për tu informuar lidhur me këtë detyrim. 

 

Ne kërkojmë informacion si do vendoset kjo pajisje, për tu kryer kjo pagesë. Faturino do jetë sërish prezent, se nuk të detyron dot të eliminosh keshin, por është zgjedhje e pasagjerit, mënyra si do të kryhet pagesa. Instalimi i POS për çdo autobus është i ndërlikuar.

 

 Është kosto shtesë për operatorët, kosto e instalimit, e mirëmbajtjes, qoftë nëse kryhen ose jo transaksione, si dhe ka një tarifë fikse për një transaksion. Edhe për një biletë që është 40 lekë, kostoja e transaksionit është 30 lekë. Nëse një pasagjer kryen pagesë 40 lekë, mbahet dhe 30 lekë. 

 

Komisionet për transaksionet me kartë, mesatarja e transaksionit është 2.7% mbi vlerën që paguan. Vlera sado që të jetë, përqindja e transaksionit është 2.7%. Më pas kemi tarifën fikse të bankave, 30 lekë, ose 0.30 cent, nëse kryen transaksion në euro. 

 

Kemi komision për instalimin e çdo pajisjeve, 50 mijë lekë të vjetra. Kemi komisionin e mirëmbajtjes mujore, që do e paguajë çdo muaj operatori. Kemi koston e terminalit POS, që kushton 50 mijë lekë të reja për çdo aparat. 

 

Ne duam të ulemi në një tryezë si me institucionet e tatimeve dhe ato bankare, për të gjetur gjuhën e përbashkët, se si do të funksionojë ky sistem dhe për të gjitha kostot që rëndojnë operatorët, kush do e paguajë faturën në fund të muajit. 

 

Pajisja do të instalohet në një vend statik në autobus, nuk do e ketë fatorino me vete. Si dhe duhet të ketë të instaluar internet në çdo pajisje. Nuk kemi marrë ende asnjë përgjigje apo reagim. 

 

Nga 1 qershori duhet të ishin instaluar, por ne nuk mund të marrim një masë të tillë, pa marrë përgjigje se kjo kosto kujt do i ngarkohet. 

 

Nuk jemi kundër instalimeve, por dikush duhet ta paguajë këtë faturë, se ne çmimet i kemi të paracaktuara. 

 

Për çmimin e biletës njëpërdorimshme të transportit urban vendoset nga Këshilli Bashkiak, ndërsa për transportit ndërqytetas vendoset nga Ministria e Infrastrukturës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy